06/06/2009, Shqiperi - Portugali 1:2, Shvercerat ne Qemal Stafa
Thursday, 11 June 2009

Në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2010, kombëtarja Shqiptare kishte përballë kombëtaren e fortë të Portugalisë. Shvercerat pas shumë peripecive, siguruan udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar. Dy autobusë u nisën nga sheshi “Skenderbeu”, të premten në mesnatë, ndërsa të shtunen u nisën edhe disa vetura private.

Lexo më shumë >>>

FOTO

VIDEO


 

 
30/05/2009, Shkupi - Vardar (N) 0:0, Back where we belong!!!
Thursday, 11 June 2009

Ndeshja e fundit kampionale ishte festë e vërtetë për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe më gjërë. Klubi shqiptar nga kryeqyteti festoi rikthimin në elitën e futbollit, aty ku edhe përket, si kampion i trefishtë dhe tre herë fitues i kupës. Festa filloi qysh në orët e mëngjezit në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e vjetër. Nje numër i konsiderueshëm i tifozëve ishin mbledhur për marshin festues nëpër rrugët e qytetit.

Lexo më shumë >>>

FOTO

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3


 

 
02/05/2009; Shkupi - Cementara 3:1, "edhe nje goll, edhe nje fitore"...
Saturday, 02 May 2009

“2 Maji” (tifozët në piknik), thashëthënmet kinse ndeshja është e kurdisur e cila më vonë u vërtetua se nuk ishte, apo diçka tjetër ishte në pyetje për numrin e vogël të tifozëve në ndeshjen do të mbetet të shifet në ndeshjet e ardhshme. Numri i vogël i tifozëve, tre gola në rrjetën e kundërshtarit si dhe atmosfera e krijuar kah fundi i ndeshjes dhe pas saj ishin gjërat që vlejnë të përmenden për këtë ndeshje.

Lexo më shumë >>>

FOTO

VIDEO


 
28/04/2009; Drita - Shkupi 1:2, uji ndalet ne jo ;)...
Tuesday, 28 April 2009

Një javë pas kaosit në Tetovë, udhëtojmë kësaj herë në rethinën e Tetovës. Më dy kombi të stërmbushur dhe disa vetura private nisemi për në rrethinë të Tetovës, gjegjësisht në Bogovinë. Kujtimet e para një jave ende ishin të freskëta dhe përveç këngës gjatë tërë rrugës kujtoheshin edhe momentet më interesante të javës së kaluar.

Lexo më shumë >>>

FOTO

VIDEO


 
25/04/2009; Shkupi - Kozhuf 2:0, "Te pandalshem"...
Sunday, 26 April 2009

Pas ndeshjes me përplot incidente në Tetovë, Shvercerat rikthehen në tribuna ne Çair. Numri i tifozëve kësaj radhe ishte pak a shumë i “zakonshëm” për ndeshjet vendase të gjysmësezonës pranverore. Fillimi i ndeshjes shoqërohet me një pjesë të koreografisë së pregaditur për në Tetovë dhe me parrullë “UNSTOPPABLE” që në përkthim do të thotë: “TË PANDALSHËM”, duke aluduar në atë që para disa ditëve krahas ndalesës nga policia arritëm që të paraqitemi në Tetovë, edhe atë me sukses jashtzakonisht të madh. Sëbashku me koreografinë ndizen edhe disa tymuese. Atmosfera në pjesën e parë tejet e lartë me këndim të pandërprerë gjatë tërë pjesës së parë.

Lexo më shumë >>>

FOTO

VIDEO


 
21/04/2009, Teteks - Shkupi 0:0, edhe nje mesim pacientave te vjeter...
Sunday, 26 April 2009

Kjo duhej të ishte udhëtimi i sezonës për grupin tonë. Edhe pse e Martë (ditë pune), ajo nuk ishte pengesë që para stadiumit të mblidhen numër i madh i tifozëve. Gjithëçka ishte pregaditur më herët, koreografia, parrullat, piroteknika si dhe një transparent i ri (me sfond në formë të bakllavave zi dhe blu, llogo e grupit si dhe mbishkrimi UNITED WE STAND). Me disa autobusë të stërmbushur dhe vetura private bëhet nisja për në qytetin e univerziteteve.

 Lexo më shumë >>>

FOTO                                                                                                  

VIDEO


 
21.04.2009: Teteks - SHKUPI (SLLOGA)
Thursday, 16 April 2009

 

 
04/04/2009 Bellasica - Shkupi 0:1
Thursday, 09 April 2009

Një ndër udhëtimet më të rëndësishme të kësaj sezone, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Ky udhëtim kishte edhe specifikë tjetër. Tifozët e klubit vendas janë të vetmit prej grupeve sllave që kanë udhëtuar në stadiumin tonë në mënyrë të organizuar me rekuizita që prej sezonës 1992/93, ndërsa ne asnjëherë nuk jemi paraqit në stadiumin e tyre (në vitin 2001 jemi kthy nga policia që në punktin për pagesë të taksës rrugore në dalje të Shkupit).

 

 
Slloga - Ohrid 15/11/2008
Thursday, 13 November 2008

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë antarët e grupit dhe simpatizantët e klubit që ditën e  Shtun, 15 Nentor 2008, të vinë sa më masovikisht dhe t'i japim përkrahje klubit tone në fitore të re. Ndeshja fillon në orën 13:00 kurse grumbullimi i Shvercerave bëhet në orën 12:30 para stadiumit.

TË SHTUNËN, 15/11/2008, ORA: 13:00 TË GJITHË NË STADIUM!!!

 
Cementarnica - Slloga 1/11/2008
Monday, 27 October 2008

Lajmërim

Shvercerat Shkup organizojnë udhëtim në Kiselavod, ndërsa udhëtimi është gratis, kurse tubimi bëhet para stadiumit në Çair në ora 11:30, ndërkohë nisja do të bëhet në 12:00. Të gjithë ata që do të vijnë ti marrin të gjitha rekuizitat e Shvercerave dhe klubit

 
25/10/2008, E shtune, 13:00: SLLOGA - Drita
Monday, 20 October 2008

 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 13 nga 135