“Pellumbat” nga Cairi kane ekip per sfidat e radhes
Wednesday, 31 January 2007

Në thirrjen e parë të dyshes së trajnerëve Nexhipi dhe Shabani, të pranish kanë qenë  14 futbollistë, mirëpo numri i atyre që duhet të konkurrojnë për ekipin e parë, është më i madh. Disa nga futbollistët janë nxënës ose studentë të rregullt dhe kjo ka qenë arsyeja e mungesës së tyre. Edhe pse nga Slloga janë larguar shumë futbollistë, nuk do të vërehet mungesa e tyre, pasi që shkolla e futbollit pranë këtij klubi punon në mënyrë profesionale. Pritet që në ekipin e parë nga kjo shkollë të bashkohen disa futbollistë, të talentuar të cilët me sukses do të zëvendësojnë futbollistët e larguar.

 
Shabani pėrsėri nė stafin e trajnerėve
Monday, 29 January 2007

Të hënën anëtari i Ligës së dytë, Slloga Jugomagnat i ka filluar përgatitjet e parapara për sezonin pranveror. Kemi informuar se nga klubi në këtë afat kalimtar u larguan shumë futbollistë të ekipit të parë. Në stafin e trajnerëve përsëri është kthyer Nexhat Shabani i cili do të tentojë që të siguron përforcime për ta plotësuar largimin e shtatë futbollistëve. Për aktualitetet në klub, trajneri Nexhat Shabani enkas për FAKTI-n tha: "Dashuria që kam për Slloga Jug., më detyroi që të kthehem dhe së bashku me Nexhipin të bëjmë përpjekje për të mos lejuar klubi të largohet edhe nga Liga e dytë.

 
Slloga sot i fillon pėrgatitjet
Sunday, 28 January 2007

Klubi nga Çairi, Slloga Jugomagnat gjatë sezonin vjeshtor gjendet në mesin e ekipeve që luftojnë për të siguruar ekzistencë në Ligën e dytë. Ekipi dikur kampion i Maqedonisë ka probleme në organizim, kjo dëshmohet se ende nuk ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror.

 
Sllavia Pragė kėrkon shėrbimet e Armendit
Saturday, 27 January 2007

Pas paraqitjes së mirë në fanellën e Slloga J., nga Sllavia Pragë në lokalet e klubit Slloga J., ka arritur faksi në të cilën çekët kërkojnë që futbollisti i talentuar të shkojë në radhët e tyre. Për Nexhipin e ri i interesuar është edhe Besa Kavajë. Njëri ndër futbollistët më të talentuar në vendin tonë Armend Nexhipi të premten ka udhëtuar në Pragë ku gjatë këtyre ditëve do të testohet nga ekipi i njohur nga Çekia, Sllavia Praga. Këtë lajm e konfirmoi edhe vet futbollisti i cili enkas për Shvercerat Shkup deklaroi:

 
Telashe pėr Sllogėn, Nexhipi mund tė largohet
Tuesday, 23 January 2007

Edhe pse kohë më parë u paralajmërua se ish-kampioni i trefishtë shtetëror Slloga Jug., do t’i fillojë përgatitjet për sezonin pranveror, kjo në këtë klub ende nuk ka shenja se do të ndodhë. Nuk dihet saktësisht kur do të fillon aktiviteti për këtë vit. Për të filluar punët në klub është i interesuar kryetrajneri Mensur Nexhipi, i cili me padurim pret që të takohet me drejtuesit e klubit për të marë dritë jeshile.

 
Diten e hene Slloga fillon pergatitjet
Friday, 19 January 2007

Stafi i trajnerëve të KF Slloga Jug., në krye me Mensur Nexhipin me kohë ka hartuar planin përgatitor për sezonin pranveror dhe pret që i njëjti të miratohet nga kryesia e klubit, mirëpo për shkaqe të panjohura kreu i klubit gjatë javës që e lamë pas nuk gjeti kohë të takohet me trajnerët, për të shqyrtuar planin përgatitor dhe për të definuar aktivitetin në klub.

 
Pellumbat E Rinj me 20 Janar Fillojne Pergatitjet
Monday, 15 January 2007

Ish-kampioni i trefishtë shtetëror tani anëtar i Ligës së dytë të Maqedonisë Slloga J., këto ditë po bënë parapërgatitje për të filluar aktivitetin e paraparë sportiv për sezonin e radhës. Duke pasur parasysh pozitën e palakmueshme që ka në renditjen tabelare Slloga J., drejtuesit e klubit me kohë duhet të ndërmarrin masa të duhura për të siguruar përforcime të reja me qëllim që klubi nga Çairi të mos largohet edhe nga Liga e dytë.

 

 
Takimi me drejtuesit e klubit i domosdoshėm
Wednesday, 10 January 2007
Në mbarim të gjysmësezonit vjeshtor, kryetrajnerit i KF Slloga Jug., Mensur Nexhipi futbollistëve u premtoi se fillimi i aktiviteti për sezonin e ri do të bëhet në mes 15 dhe 20 janarit. Tani jemi në prag të 15 janarit, ndërsa në radhët e ish-kampionit të trefishtë shtetëror nuk ka lëvizje dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë aktiviteti i paraparë për sezonin e ri.
 
Fakti me yjet e sportit shqiptare
Monday, 08 January 2007
Në prani të shumë mysafirëve të shtunën në Shkup është bërë shpallja e sportistëve më të mirë nga Maqedonia. Gazeta FAKTI për herë të tretë ka organizuar shpalljen e më të mirëve, ndërsa kësaj radhe kjo u bë në mënyrë madhështore
 
Edhe nje mirenjohje per Shvercerat Shkup
Sunday, 07 January 2007

Dje ne restorantin Kalabria ne Shkup, e perditshmja nga SHKUPI, FAKTI organizoi një koktel "Fakti Me Yjet e Sportit Shqiptarë" ku ndau një mirërnjohje Shvercerave Shkup per kontributin e tyre ne avancimin e sportit shqiptar si dhe tifozërisë. FAKTI organizoi nje solemnitet rasti per te zgjedhur sportistin shqiptar te vitit dhe e pa te udhes qe te nderon edhe Shvercerat Shkup, gje per te cilen ju falemnderohemi dhe i pergezojme per iniciativen.

 
Perfundoi gjysmesezoni i Liges se dyte
Friday, 15 December 2006
Me ndeshjet e xhiros së 18-të që u zhvilluan të shtunën e kaluar, ka përfunduar sezoni vjeshtor në Ligën e dytë. Në pozitë të lakmueshme nuk është ekipi Slloga Jugomagnatit. Në renditjen tabelare Slloga radhitet në vendin e 11-të me 16-të pikë të tubuara.
 
Deshtim i Slloges ne ndeshje te trokuar
Sunday, 10 December 2006
Të shtunën si zakonisht ekipi i Sllogës duhej të zhvillon ndeshje kampionale. Kësaj radhe luajtëm me Skopjen. U nisën sipas parashikimeve në ora 12.00 ndërsa ishim diku më shumë se 60-të tifozë. Kaluam malin pa asnjë problem dhe aritëm para stadiumit në Autkomandë. Për këtë lojë morëm vetëm transparentin më të rri -Shvercerat Shkup -. Duke e ditur se loja është e rregulluar (Skopje të fiton) që nga fillimi i ndeshjes filluam ti përkrahim lojtarët tanë duka ua bërë me dije që të mos u nënshtrohen urdhërave të kryesisë dhe tëe luajnë për ne, Shvercerat.
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 118 - 130 nga 138