Shvercerat Shkup organizojnë udhëtim në Kiselavod, ndërsa udhëtimi është gratis, kurse tubimi bëhet para stadiumit në Çair në ora 11:30, ndërkohë nisja do të bëhet në 12:00. Të gjithë ata që do të vijnë ti marrin të gjitha rekuizitat e Shvercerave dhe klubit
Edhe qyteti më jugor në vend nuk mbeti pa u pushtu nga Shvercerat. Në fillim deshtëm që të udhëtojmë me tren mirëpo në momente të fundit u prenotua një autobus. Diku rreth 35-40 Shvercera morrëm rrugën për në qytetin ku shumica e mbishkrimeve nëpër dyqane janë në gjuhën greke. Insitucioneve shtetërore siduket ju pengojnë vetëm ato që janë në gjuhën shqipe në Çair, Tetovë, etj
Superderbi i Ligës së Dytë futbollistike ishte motiv plus për një paraqitje impozante të Shvercerave. Padyshim se për këtë ndeshje ishim në numër rekord sa i përket ndeshjeve të katëgorisë së dytë. Kjo duheshte të jetë derbi edhe në tribuna mirëpo mos prezenca e tifozëve mysafir la që kjo të jetë derbi vetëm në fushë. As që janë paraqit ndonjëherë në stadiumin tonë. Për derbi në tribunë do të duhet të presim kur ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e tyre.
Pas pushimit dyjavësh dhe humbjes së turpshme me Renovën për
kup sërisht kthehen ndeshjet kampionale të Ligës së Dytë. Në javën e shtatë të
kampionatit takohemi me Bregallnicën nga Shtipi.
Bregallnica ka një ekip të
fortë dhe jorastësisht gjendet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Ka
shumë thashethënme për këtë ndeshje mirëpo asgjë nuk është e verifikuar, andaj
puna jonë është që të mblidhemi në numër sa më të madh në stadium:
Të mërkurën (17 Shtator) me fillim në orën 15:00 vazhdojnë garat për Kupën e
Maqedonisë. Fati deshti që ekipi jonë të takohet me ekipin e fortë të Renovës.
Ndeshja zhvillohet në Çair ndërsa kalimtari në raundin e ardhshëm vendoset
vetëm me një ndeshje. Shpresojmë në angazhim tejet të madh nga lojtarët tanë.
Shvercerat edhe në këtë herë në mënyrë të organizuar do ta ndjekin ndeshjen,
andaj apelojmë deri tek anëtarët të vijnë në numër sa më të madh.
Kthehemi në Çair pas saktë 35 ditëve, duke mos e llogaritur
ndeshjen e kurdisur me Maxharin. Pas udhëtimeve në Autokomandë, Karposh dhe
Tiranë erdhi dita edhe për paraqitje në stadiumin tonë, kësaj radhe në numër
pak më të lartë sesa zakonisht për ndeshjet nikoqire.
Krahas transparentave SHVERCERAT SHKUP, ÇAIR CREW dhe
OLD SCHOOL u paraqit edhe një transparent i ri në tribunën tonë. Bëhet fjalë
për flamurin e Britanisë së Madhe me mbishkrim SMUGGLERS.
Ethet e South Africa 2010 filluan. Për ndeshjen e parë eliminatore të
botërorit kombëtarja jonë ndeshej me Suedinë. Me një autobus të ndihmuar nga Lëvizja
Qytetare ZGJOHU! Shkup dhe me disa furgone e makina private morëm rrugën për në
kryeqytetin shqiptar. Nisja u bë të premten në mesnatë tashmë tradicionalisht
nga sheshi Skënderbeu. Atmosfera në autobus ishte impozante, këndoheshte tërë
kohën. Me disa ndalime rrugës dhe me kalim të lehtë të kufirit artificial
shqiptaro shqiptar, diku në orët e mëngjezit arritëm në Durrës ku edhe u ndalëm
për një pushim disaorësh për freskim në Adriatik.
Në udhëtimin e dytë në Shkup këtë sezonë, Shvercerat okupuan lagjen Karposh 3. Tribuna montuese ishte përplot me tifozë dhe dashamirë të Sllogës. Të rrallë ishin ata që përkrahin klubin vendas. Vendoset transparenti tashmë kryesor Shvercerat Shkup. Deri në minutën e 30të atmosfera ishte në nivelin e duhur me këndim të pandërprerë dhe përkrahje të jashtëzakonshme për klubin tonë.