Slloga dhe Fushė Kosova ndahen miqėsisht
Thursday, 29 November 2007

Anëtari i Ligës së dytë, Slloga Jugomagnat, të martën në stadiumin e Çairit ka zhvilluar ndeshje miqësore për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit kundër ekipit të Fushë Kosovës, anëtare e Superligës së Kosovës. Takimi ka përfunduar me rezultatin e barabartë (1:1). Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 22’ nëpërmjet Bajram Shuelemaja, ndërsa për Sllogën autor i golit ishte Faruk Guri në minutën e 57’.

 

 
Slloga J. pret Fushė Kosovėn
Monday, 26 November 2007

“Do të tentojmë të krijojmë një atmosferë të ngjashme si me atë të KF “Prishtina” vitin e kaluar, ku të gjithë ata që do të vijnë do të ngelin të kënaqur”, deklarojnë përfaqësuesit e “Shvercerave”

 
TUBIM
Friday, 23 November 2007

 
Maxhari - SLLOGA 24/11/2007
Thursday, 22 November 2007

Lajmërim 

Shvercerat Shkup organizojnë udhëtim në Maxhari, ndërsa udhëtimi është gratis, kurse tubimi bëhet para stadiumit në Çair në ora 11:30, ndërkohë nisja do të bëhet në 12:15. Të gjithë ata që do të vijnë ti marrin të gjitha rekuizitat e Shvercerave dhe klubit.

Shvercerat Shkup

 
Bregallnica mori njė pikė nė Ēair
Sunday, 11 November 2007
Ekipi i Slloga Jugomagnat nuk ka arritur të fiton tri pikë para adhuruesve të vet, pasi ka luajtur baras 1:1 kundër Bregallnicës. Të përzgjedhurit e trajnerëve Shabani-Nexhipi kanë qenë në negativë prej minutës së parë kur mysafirët mposhtën portierin, Blerim Guxhufin, ndërsa disfatës i kanë shpëtuar në 10 minutat e fundit, kur nga penalltia i sigurt ishte kapiteni, Senad Muminoviq.
 
“Pėllumbat” ishin tė pafat
Sunday, 04 November 2007

“Nexhipi qëlloi shtyllën, Sulejmani nuk arrin të plason topin e dëbuar në rrjetën e zbrazët, ndërsa rast ideal kishte edhe sulmuesi Idrizi. Çudi është se si nga këto pozita ideale nuk shënuam gol”, deklaroi Shabani

 
Slloga kėrkon fitore ndaj Skopjes
Friday, 26 October 2007

Muminoviq dhe Asani kanë nga 3 kartonë të verdhë, ndërsa Sali ankohet në lëndim. Për këtë futbollist trajneri Nexhat Shabani do të vendos se a do të luajnë a jo para fillimit të ndeshjes

 
E Shtune 29/09/2007; Drita vs SLLOGA
Wednesday, 26 September 2007

 
“Ohrid 2004” viktima e re e Slloga Jugomagnatit
Sunday, 23 September 2007

“Pëllumbat” në prani të adhuruesve të shumtë arritën të shënojnë fitore të rëndësishme para duelit të ardhshëm me Dritën

 

 
22/09/2007; KF Slloga – Ohrid 2004
Sunday, 23 September 2007
Ndeshje e rëndomtë e ligës së dytë dhe me dominim të plotë të klubit tonë. “Lufta” zhvilloheshte në çdo pjesë të fushës. Ekipi edhe pse pa qendërmbrojtësin dhe lojtarin më me përvojë, Idai Bajramin, shënoi fitore të thellë dhe bindëse. Lojtarët mysafir përveç golit të barazimit edhe nuk ishin ndonjë kërcënim serioz për djemt e klubit tonë. Golat për ne i shënuan Mentor Idrizi (1) dhe Burim Guxhufi (3), i cili në çdo ndeshje po hyn në formë më të mirë e më të mirë.
 
Komunikatė
Wednesday, 19 September 2007

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! Shkup dhe Grupi i Tifozëve „Shvercerat Shkup“ ashpër i dënojnë paralajmërimet tendencioze për tifozët e KF Bolton Wanderers nga Anglia që mos ta vizitojnë Komunën e Çairit me rastin e ndeshjes kualifikuese për Kupën UEFA ndërmjet KF Rabotnicki Kometall dhe KF Bolton Wanderers që do të luhet në stadiumin e qytetit të Shkupit.

Komuna e Çairit tashmë disa vite me rradhë është nikoqire e reprezentacionit të Maqedonisë gjatë fazave pregaditore për ndeshjet kualifikuese si dhe ka qenë nikoqire e ndeshjeve të përfaqësueseve kombëtare ndër 21 vjet. Rast edhe më konkret është ndeshja mes kombëtarëve të Anglisë dhe Maqedonisë (ndër 21 vjet) që u mbajt në Stadiumin e Çairit  më 05 shtator 2003 ku kombëtarja dhe fansat Anglez ishin jashtëzakonisht mirënjohës për mikëpritjen dhe respektin tradicional të shfaqur nga qytetarët. I gjithë stafi menaxhues i kombëtares, të udhëhequr nga përzgjedhësi Swen Goran Ericsson, gjindeshin në shkallët e stadiumit dhe duartrokitën publikun e Çairit për sjellje korrekte.

Ftojmë autoritetet që të veprojne konkretisht në ndalimin e fushatës negative për gjendjën në komunën e Çairit, ku shumica e banorëve janë shqiptar, dhe duhet të theksojmë se krahas fushatës tepër tendencioze, vizitorët e huaj parapëlqejnë që shetitjet e tyre t’i bëjnë në Çarshinë e Vjetër, Kalanë Ilire, etj, gjitha këto në anën e majtë të qytetit. ZGJOHU! vihet në dispozicion për të mirëpritur fansat Anglez si dhe për të organizuar një ndeshje miqësore në futboll në stadiumin e Çairit ndërmjet tifozëve anglez dhe tifozëve Shvercerat Shkup në frymën e respektit dhe mirënjohjes që kemi për kombin Anglez.

 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 53 - 65 nga 138