E Shtunė 18.08.2007; Slloga – Metallurg 0:2
Sunday, 19 August 2007

Të Shtunen u zhvillua xhiro e tretë në Ligën e Dytë Unike. Slloga pas dy fitoreve si mysafir, të shtunën luajti para adhuruesve të vet. Kur të gjithë pritëm të vazhdon seria e fitoreve ndodhi e kundërta, Metalurgu kori fitore me 2:0 duke I shkaktuar kështu disfatën e parë ekipit tonë të zemrës.

 
Slloga - Metallurg 18/08/2007
Monday, 13 August 2007

 

Lajmërim 

Shvercerat Shkup njoftojnë anëtarët e saj se të shtunën në stadiumin në Çair ekipi i Slloga J do të luan me Metallurgin në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e dytë unike. Njëherit apelojmë deri te të gjithë anëtarët e grupit që të vijnë në këtë ndeshje dhe ti përkrahim së bashku lojtarët tanë të cilët në Çair po rrikthehen pas dy fitoreve të mëdha kundër Bellasicës 5:1 dhe Llokomotivës 1:0.
Ndeshja luhet të shtunën 18 gusht dhe e njëjta fillon në ora 16.30, kurse grumbullimi do të bëhet në ora 16.00 brenda në stadium.

 
Slloga J me 1-0 mposht Llokomotivėn
Sunday, 12 August 2007
Ekipi i Slloga J nuk ka të ndalur kur janë në pyetje fitoret. Edhe pas xhiros së dytë e cila u zhvillua të shtunën “pëllumbat” nga Çairi kanë dalë kryelartë. Fitorja është arritur përsëri në terenin mysafir, ndërsa viktimë ishte ekipi i Llokomotivës, anëtare e rre e Ligës së dytë.
 
Nė javėn e dytė Slloga J do tė jetė mysafir i Lokomotivės
Saturday, 11 August 2007

Në radhët e “pëllumbave” po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë pas fitores kundër Bellasicës. 

 
Metin Laēi i kėnaqur me fitoren e parė tė Slloga Jug.
Wednesday, 08 August 2007

 

“Sivjet synojmë Ligën e parë, për at arsye jam optimist dhe besoj se në ndeshjen e radhës me Lokomotivën do të arrijmë rezultat pozitiv e pse jo edhe fitore”, pohoi sulmuesi.

 
Bellasica – Slloga J 1:5 - “Pėllumbat” me pesėshe e nisin sezonin
Monday, 06 August 2007


Shkup, 5 gusht - Ekipi i Slloga J ka deklasuar në mes të Strumicës ekipin e Bellasicës duke e mundur me rezultatin 5:1 në kuadër të xhiros së parë në Ligën e dytë. Të parët në epërsi kanë kaluar nikoqirët, mirëpo prej ati momenti futbollistët e Slloga J kanë qenë ata të cilët kanë diktuar tempin e lojës.  

 
Slloga nė Ēair pret Skopjen
Friday, 27 July 2007

Ekipi i Slloga J., të dielën në stadiumin në Çair me fillim në ora 17.30 do të zhvillon ndeshjen kualifikuese për plasman në 16-in e finales. Zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa kundërshtari i “pëllumbave” nga Çairi do të jetë anëtari i Ligës së dytë Skopje. Për këtë ndeshje stafi i trajnerëve në krye me Nexhat Shabanin dhe Mensur Nexhipi në dispozicion do ti kenë të gjithë futbollistët që ishin pjesë e ekipit sezonin e kaluar, me përjashtim të portierit Blerim Guxhufi i cili nuk ka të drejtë të mbron për shkak se ende nuk e ka kryer huazimin e tij nga Renova.

 
Barazim kundėr Alumines
Tuesday, 24 July 2007

Skuadra e Slloga Jugomagnatit në ndeshjen e parë miqësore, ka arritur vetëm të barazojë me ekipin e Alumines (2:2). Ndërsa golashënues për pëllumbat kanë qenë Idai Bajrami nga penalltia dhe Ismet Hasani nga një gjuajtje “llob”. 

 
Slloga kundėr Alluminės zhvillon miqėsoren e parė
Sunday, 22 July 2007

Ekipi i Slloga J po vazhdon me përgatitjet për sezonin e rri në Ligën e dytë unike. Pos seancave të rregullta stërvitore futbollistët do të kenë rast të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore. Kështu, të hënën  me fillim në ora 18.00 në stadiumin në Çair “pëllumbat” e rinj do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore me Alluminën. Në këtë ndeshje sipas trajnerit Mensur Nexhipi do të shihet forma momentale e futbollistëve dhe më pas ngadalë dal do të formohet edhe skeleti i ekipit i cili do të bartë barrën kryesore për sezonin që vjen.

 
Xhynejt Sali pas 6 muajve rikthehet nė Ēair
Monday, 16 July 2007

Në mesin e 25 futbollistëve gjendet edhe Xhynejt Sali, i cili është larguar nga ekipi i Milanos dhe sërish sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën bardh e kaltër.

 
Pėllumbat filluan tė fluturojnė
Wednesday, 11 July 2007

Skuadra e Slloga Jugomagnatit të hënën edhe zyrtarisht ka filluar përgatitjet për kampionatin e ri 2007/08. Në seancën e parë stërvitore që u zhvillua në stadiumin e Çairit, janë paraqitur 17 futbollistë, ndërsa ata janë drejtuar nga dy udhëheqësit e stafit teknik Mensur Nexhipin dhe Nexhat Shabanin.

 
Takohen stafi teknik dhe pronari i Slloga J
Monday, 09 July 2007
Është mbajtur më në fund takimi i shumëpritur ndërmjet stafit teknik në krye me Mensur Nexhipin dhe Nexhat Shabanin nga njëra anë dhe nga ana tjetër pronari i klubit të Sllogës, Rafet Muminoviq. Ndërsa është vendosur që nga dita e hënë të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 79 - 91 nga 138