26/05/2007 Slloga - Metallurg 3:0 (0:0)
Wednesday, 30 May 2007
Të shtunën që shkoi, ekipi ynë i zemrës zhvilloi ndeshjen e fundit për sezonin 2006/07. Për të dy ekipet, Slloga dhe Metalurg tri pikët ishin në rend të dytë, sepse qysh me herët ata e kishin siguruar qëndrimin në Ligën e dytë. Përkundër kësaj, Shvercerat Shkup nuk ndejtën duarkryq dhe për dallim nga ndeshjet e kaluara që i ka zhvilluar në Çair, bëri një organizim më të mirë.
 
Slloga - Metallurg
Tuesday, 22 May 2007

Lajmërim

Shvercerat Shkup u ftojn që të shtunën 26/05/07 të jeni prezent në ndeshjen e fundit për sezonin 2006/07 ndërmjet Sllogës dhe Metallurg. Tubimi do të bëhet brenda në stadiumin në Çair, e shtunë 26 maj ora 16.15, Kryesia e Shvercerat Shkup apelon deri te të gjithë ata që do të vendosin të vijnë atë ditë, të jenë të veshur me ngjyrat bardh ose kaltër.

 
19/05/2007; Maxhari - Slloga 1:2 (1:0)
Saturday, 19 May 2007
Slloga vazhdoi serinë e fitoreve, fitore me të cilën edhe zyrtarisht siguruam plasmanin në Ligën e dytë dhe iu shmangëm ndeshjes së barazhit.Edhe për këtë ndeshje kryesia e Shvercerat Shkup organizoi udhëtim për të përcjellur nga afër këtë takim. U sigurua 1 autobus dhe u grumbulluam diku rreth 60 tifoz. Për në lagjen “Maxhari” nga stadiumi në Çair u nisëm në ora 16.15, ndërsa arritëm diku në ora 16.45.
 
Maxhari - Slloga 19/05/2007
Wednesday, 16 May 2007

Lajmërim

Shvercerat Shkup organizojnë udhëtim për në Maxhari, për të përcjellur nga afër ndeshjen ndërmjet Maxhari Sol. dhe Sllogës. Tubimi do të bëhet para stadiumit në Çair, e shtunë 19 maj ora 15.00, ndërsa nisja do të bëhet në ora 15.15.
Kryesia e Shvercerat Shkup apelon deri te të gjithë ata që do të vendosin të vijnë atë ditë, të jenë të veshur me ngjyrat bardh e kaltër.

Kryesia e Shvecerat Shkup

 
12/Maj/2007; Slloga. – Ilinden.
Tuesday, 15 May 2007
Ekipi i Slloga J., vazhdoi serinë e fitoreve edhe javën që shkoi. Fatin e ekipit të Vardar Negotinë javën që shkoi e përjetoi edhe ekipi i Ilindenit nga fshati Velmej nga Ohri. 4:0 përfundoi ndeshja në të mirë të ekipit tonë të zemrës, i cili edhe në këtë ndeshje kishte përkrahjen tonë, pra të Shvercerat Shkup të cilët në këtë ndeshje ishin diku rreth 70 veta.
Në pjesën e parë animi zgjati deri në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë u ndezën 10-të tymëse (dimna) dhe kendoheshte “Përpara Slloga Shvecerat Këndoj
 
05/Maj/2007; Vardar D. – Slloga; Shvercerat nė Negotinė
Monday, 07 May 2007
Vardar D. – Slloga 1:2, është ky epilogu nga ndeshja e së shtunës në të cilën ekipi i Sllogës kori fitore të vlefshme dhe për të cilën kontribut të jashtëzakonshëm dhanë diku mbi 60 Shvercera të cilët ishin prezent në shkallët e stadiumit përplot me shikes në Negotinë.
 
IN MEMORIAM - Naim Jashari 1982-2006
Monday, 07 May 2007

Përkujtim

Shvercera të nderuar, Ju përkujtojmë se sot më 07 Maj 2007 mbushen plot
një vit nga vdekja tragjike e mikut, shokut dhe vëllait tonë NAIM  JASHARI.

Naimi u nda nga kjo botë një vit më parë pas një sëmundje të rëndë në mushkëri. Të gjithë që e kemi njohur personalisht e kemi ditë se çfar shoku, çfar tifozi dhe çfar futbollisti ka qenë dhe çdo koment do të ishte i tepërt.

 Naimin asnjëherë nuk do t’a harojmë, ai gjithmonë do të jeton në zemrat tona. Ditën e sotme një delegacion i Shvercerave do të viziton anëtarët e familjes së tij. I qoftë i lehtë dheu shqiptar.

Shvercerat Shkup

Në vazhdim i keni disa fotografi nga e kaluara jonë, pikërisht ato
fotografi ku gjindet vëllai ynë Naimi.
KLIKO KËTU PËR T’I PA FOTOGRAFITË.





 

 

 
05/05/2007 - E shtune: Vardar Dekamell - SLLOGA
Saturday, 28 April 2007

Kliko mbi pllakatin për të pa në formën reale!!!!

 
21.04.2007; Slloga – Bellasica 4:2 (2:0)
Saturday, 21 April 2007

Ishte kjo ndeshja e fundit (dytë) që Slloga e zhvilloi pas denimit që pësoi në ndeshjen me Teteksin. Shvercerat diku në numër rreth 50, në fillim të ndeshjes  u vendosën prapa gollit jashtë stadiumit, ndërsa kah mesi i pjesës së parë kaluan në anën tjetër te salla e sporteve. Disa prej Shvercerave arritën që të hyjnë mbrenda në tribune me bexha të klubit si “sigurim i ndeshjes”.

 
Slloga - Belasica 21/04/2007
Saturday, 21 April 2007

 

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shvercerat Shkup se të shtunën në ora 13.00 te parku në Çair do të mbahet mbledhje. Te gjithë ata që e ndjejnë veten Shvercer duhet të vijnë të shtunën dhe të diskutojmë për disa sene. Pastaj të gjithë së bashku do të organizohemi për të përcjellur ndeshjen Slloga – bellasica. Shihemi pra të shtunën!!!

 
INFORMACION
Wednesday, 18 April 2007

Vizitorë të nderuar, së pari Ju kërkojmë falje për mugesën e reportazheve që i kemi pas në kohën e fundit, resprektivisht kanë munguar ato të rrethit të tretë të ndeshjeve. Mosvendosja e tyre ka qenë për shkaqe teknike dhe nuk kemi desht që ato t’i vendosim në forum por deshtëm që t’i kemi drejtëpërdrejtë në web faqe. Me kënaqësi Ju informojmë se reportazhet e ndeshjeve Skopje – Slloga, Slloga – Teteks, Cementarnica – Slloga, Slloga – Millano si dhe nga ndeshja e fundit në Strugë kundër Karaormanit i keni të faqja e reportazheve.  

Shpresojmë që të hasim në mirëkuptimin tuaj. Ju falemnderit. 

KLIKO KËTU PËR TË SHKUAR TE FAQJA E REPORTAZHEVE 

Shvercerat Shkup – UNITED WE STAND 

www.shvercerat.com

 
Karaorman - Slloga 17/04/2007
Saturday, 14 April 2007

Lajmërim

Shvercerat Shkup organizojnë udhëtim për ndeshjen KF Karaorman – KF Slloga që do të zhvillohet më 17/04/07 ( e martë) . Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vijnë në Strugë për të përkrahur ekipin e Sllogës, le të vijnë te parku në Çair, në ora 10.30.
 
 
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 92 - 104 nga 138