02/05/2009; Shkupi - Cementara 3:1, "edhe nje goll, edhe nje fitore"...
Saturday, 02 May 2009
2 Maji (tifozët në
piknik), thashëthënmet kinse ndeshja është e kurdisur e cila më vonë u vërtetua
se nuk ishte, apo diçka tjetër ishte në pyetje për numrin e vogël të tifozëve në
ndeshjen do të mbetet të shifet në ndeshjet e ardhshme. Numri i vogël i tifozëve,
tre gola në rrjetën e kundërshtarit si dhe atmosfera e krijuar kah fundi i
ndeshjes dhe pas saj ishin gjërat që vlejnë të përmenden për këtë ndeshje.
Pjesa e parë edhe përkundër numrit të vogël kalon me anim
solid nga ana jonë. Përsëriten disa këngë nga e kaluara në kombinim më këngët
e reja. U përkujtua edhe kthimi jonë në Ligën e Parë që dita ditës po behët me
tepër realitet.
Pjesa e dytë për arsye të pakuptimta në fillim nuk kishte
anim. Në gjysmën e dytë e pjesës së dytë të ndeshjes ringjallemi por kësaj
radhe çojmë në këmbë edhe publikun teatral. Si rezultat i kësaj klubi ynë shënon
edhe një gol dhe përforcon fitoren. Atmosfera e lartë vazhdon deri në fund të
ndeshjes dhe pas saj.