|
Një ndër udhëtimet më të rëndësishme të kësaj sezone, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Ky udhëtim kishte edhe specifikë tjetër. Tifozët e klubit vendas janë të vetmit prej grupeve sllave që kanë udhëtuar në stadiumin tonë në mënyrë të organizuar me rekuizita që prej sezonës 1992/93, ndërsa ne asnjëherë nuk jemi paraqit në stadiumin e tyre (në vitin 2001 jemi kthy nga policia që në punktin për pagesë të taksës rrugore në dalje të Shkupit).

Me një autobus morrëm rrugën për në Strumicë, qytet në kufi me Bulgarinë. Pothuajse gjatë tërë rrugës këndohëj dhe tek stadiumit arritëm 15 minuta para ndeshjes. Probleme të panevojshme në hyrje dhe me 2-3 minuta vonesë hyjmë në stadium.
Me hyrjen tonë në tribunë Burim Guxhufi shënon gollin i cili më vonë do të na sjell tre pikët tepër të rëndësishme për avancimin tonë në Ligën e Parë. Me shënimin e gollit ndizen diku rreth 10 flakadanë dhe prej atij momenti nuk jemi ndalë deri në pushimin midis dy pjesëve.
Pjesa e dytë vazhdon me të njejtin ritëm dhe kenga jonë nuk u ndal deri në fund të ndeshjes. Kësaj radhe doli ne sipërfaqe kualiteti i këndimit dhe repertuari i këngëve pasi që për shkak të vendeve të kufizuara transporti ishte vetëm për ata që janë më të rregullt në të gjitha ndeshjet.
Duhet të cekim se kundërshtarët tonë ishin diku në numër të përafërt me ne dhe as që tentuan të provokojnë ndonjë incident. Edhe pse kishte paralajmërime nga ana e tyre për deklasim total i vetmi provokim ishin fyerjet dhe për atë fituan përgjigje të menjëhershme të dyfishuar siç ne dijmë të përgjigjemi.
FOTO
VIDEO 1
VIDEO 2
Shvercerat Shkup |