|
Në ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2010, kombëtarja Shqiptare kishte përballë kombëtaren e fortë të Portugalisë. Shvercerat pas shumë peripecive, siguruan udhëtim drejt kryeqytetit shqiptar. Dy autobusë u nisën nga sheshi Skenderbeu, të premten në mesnatë, ndërsa të shtunen u nisën edhe disa vetura private.
Për shkak të problemeve të njërit prej autobusëve, rruga ishte pak më e gjatë se zakonisht, kështu që në Durrës arritëm rreth orës 2 pasdite. Pas një pushimi dhe freskimi të shkurtër, rreth orës 3:30 u bë nisja për në Tiranë. Në Tiranë si zakonisht, u pritëm nga vëllezërit tanë, Tirona Fanatics. Rreth 1 orë e gjysë para fillimit të ndeshjes nisemi në kortezh nëpër rrugët e Tiranës drejt stadiumit Qemal Stafa.
Ndryshe nga ndeshjet tjera, kësaj rradhe ishim të vendosur në tribunën C, sëbashku me Fanaticsat. Në tribunë u vendosën transparentët Shkupi, Shvercerat Shkup, portreti i Bacit si dhe ato të vëllezërve Fanatics dhe Çunat e Tironës. Animi ynë filloi një orë para fillimit të ndeshjes. Gjatë interpretimit të himnit kombëtar, u ndezën disa flakadanë dhe një blic. Në minutën e 15-të u krijua një atmosphere impozante e paparë deri më tani në trojet e Shqipërisw Etnike. U ndezën rreth 20 blica si dhe sasi e konsiderueshme e flakadanëve. Vlen të përmendet se i tërë stadiumi shumicën e kohës kishin drejtuar aparatet e tyre në drejtimin tone. Pjesa e parë kaloi në një atmosferë mahnitëse, sidomos pas barazimit nga Erjon Bogdani.
Në pjesën e dytë paksa erdhi në shprehje lodhja dhe rruga e gjatë, por edhe më tej ishim ne ato që diktonim atmosferën në Qemal Stafa. Goli në sekondat e fundit të ndeshjes ishte dëshpërues për të gjith të pranishmit, por sigurisht mbetemi të kënaqur nga loja e ekipit kombëtar, me shpresë në një paraqitje më serioze në kualifikimet e ardhëshme.
Vlen të përmendet se kordinimi me kopet tjera në stadium ishte në nivel të pëlqyeshëm, dhe shpeshherë i gjithë stadiumi bashkangjiteshte në një zë.
Falenderim të sinqertë deri tek Tirona Fanatics për mikpritjen, me shpresë që bashkëpunimi jonë të jetë edhe me i shpeshtë në ndeshjet e klubeve tona.
FOTO
VIDEO
SHVERCERAT SHKUP |