18/10/2008 Kozhuf - Slloga 1:0, miremengjezi Greqi... PDF Shtypni E-post
Monday, 20 October 2008

18/10/2008 Kozhuf – Slloga 1:0, Καλημέρα Ελλάδα

Edhe qyteti më jugor në vend nuk mbeti pa u pushtu nga Shvercerat. Në fillim deshtëm që të udhëtojmë me tren mirëpo në momente të fundit u prenotua një autobus. Diku rreth 35-40 Shvercera morrëm rrugën për në qytetin ku shumica e mbishkrimeve nëpër dyqane janë në gjuhën greke. Insitucioneve shtetërore siduket ju pengojnë vetëm ato që janë në gjuhën shqipe në Çair, Tetovë, etj…

Në Gjevgjeli atmosferë relaksuese para ndeshjes dhe shetitje e lirë nëpër rrugë, Diku gjysëm ore para ndeshjes hynëm në trbunën pas gollit dhe vendosëm transparentin “Shvercerat Shkup”. Animi gjatë tërë ndeshjes ishte në nivel të lartë edhe pse ishim në numër të vogël.

Kishte edhe një grup rreth 40 tifozë të cilët tentuan që të na prishin konceptin e animit por nga ana e kualitetit jemi shumë shumë larg tyre, kuptohet më të mirë. Vlen të përmendet që ishte qesharake prezenca e vetëm 3 policve të thjeshtë në tërë stadiumin, gjë që nuk jemi mësuar me stadiumin tonë. Gjatë dhe pas ndeshjes nuk kishte asnjë tentim për incident nga ana e nikoqirëve.

Ajo që na brengosi pa masë ishte mosrespekti i disa lojtarëve që pas ndeshjes edhe pse humbën nuk erdhën të na përshëndesin. Le të mendojnë edhe një herë ata lojtarë se a merritojnë ta veshin fanelën e Sllogës. Ai që nuk respekton fanelën dhe tifozët e klubit, ai lojtar nuk e merriton të gjendet në fushë.

Shifemi në derbin e radhës me Dritën.

SHVERCERAT SHKUP

 
< Mbas   Vazhdoni >