21/04/2009, Teteks - Shkupi 0:0, edhe nje mesim pacientave te vjeter... PDF Shtypni E-post
Sunday, 26 April 2009

Kjo duhej të ishte udhëtimi i sezonës për grupin tonë. Edhe pse e Martë (ditë pune), ajo nuk ishte pengesë që para stadiumit të mblidhen numër i madh i tifozëve. Gjithëçka ishte pregaditur më herët, koreografia, parrullat, piroteknika si dhe një transparent i ri (me sfond në formë të bakllavave zi dhe blu, llogo e grupit si dhe mbishkrimi UNITED WE STAND). Me disa autobusë të stërmbushur dhe vetura private bëhet nisja për në qytetin e univerziteteve.

Me arritjën tonë në punktin e parë për pagesë të taksës rrugore vijnë problemet e para të shkaktuara nga Njësiti Special i MPB-së. Policia nuk lejonte udhëtimin e mëtutjeshëm me pretekst se kinse nuk ka siguri në stadium. Pas bisedimeve të shumta dhe kërcënimeve nga policia detyrohemi që t’i kthejmë autobusët prapa në Shkup. Poashtu edhe veturat private nuk u lejuan që të depërtojnë. Gjatë tërë kohës kishte ofendime ndaj policisë dhe entitetit maqedonas si dhe u ndezën disa flakadane e tymuese. Mirëpo, disa nga anëtarët që nuk u pajtuan me këtë vendim vendosën që këtë udhëtim t’a kryejnë deri në fund, kush nëpër fusha e male në këmbë, kush nëpër fshatrat përreth, autostop, kombibusë e taksi. Natyrisht e gjithë kjo duhej të bëhej në mënyrë të fshehtë, apo siç jemi mësuar të themi në “mënyrën casual”. Me rëndësi ishte vetëm të arrihet në stadium. Kishte edhe prej atyre që qysh në mëngjez kishin bë nisjen dhe veçmë ishin në stadium. Me vete kishim vetëm transparentin e kundërshtarëve që e kemi zaptuar para dy viteve pikërisht në stadiumin e tyre, ndërsa materialet tjera i kthyem në Shkup.

Në grupe të vogla arrijmë që të vijmë deri në stadium. Grupi i parë që mbërrin në stadium drejtohet në tribunën ku tradicionalisht vendosen kundërshtarët tanë dhe me thyerje te derës hyrëse vendosen mbrenda. Befasi ishte se kundërshtarët kësaj radhe kishin ndërru tribunën e tyre dhe ishin të vendosur në tribunë tjetër. Me hyrjen tonë në tribunë fillojnë fyerjet nga të dyja palët. Vendasit në numër shumë më të madh se ne tentojnë të bëjnë sulm por sulmi zbrapset menjëherë pasi që edhe ne nuk ndejtëm duarkryq dhe u nisëm nga ata. Policët në tribunën tonë nuk lejuan që të ketë ndonjë kontakt më të afërt edhe pse kishte fërkime të mëdhaja më policinë. Në tribunën afër nesh ishin të vendosur edhe një grup i Ballistëve nga Tetova dhe kemi pas përkrahjen e tyre gjatë tërë ndeshjes dhe jasht saj.

Në atë moment nxjerim transparentin e zaptuar dhe ua tregojmë kundërshtarëve të cilët fillojnë të dalin jashtë stadiumit dhe fillojnë të gjuajnë me gurrë. Dy anëtarë tonë në atë moment nisen drejt tribunës së kundërshtarëve dhe pak mungonte që edhe një transparent i tyre të bjen në duart tona. Atë e shpëtuan ata që kishin mbet mbrenda me ndihmë të madhe të policisë që ishte prezent në stadium.

Pjesa e dytë vazhdon me të njejtin ritëm, me disa ndërprerje të ndeshjes si shkak i gurrëve të hedhura në fushë. Repertuari i këngëve kësaj radhe ishte bazuar në fyerje në drejtim të kundërshtarëve si dhe provokime për emrin, gjuhën, kishën dhe identitetin e tyre. Gjithashtu këndoheshin edhe këngë me motive patriotike. Gjatë ndeshjes u ndez edhe një pjesë e piroteknikës që kishim pregaditë për këtë udhëtim.

Pas ndeshjes policia kishte mbyll derën e tribunës sonë me pranga?!? Kundërshtarët dolën të parët jashtë dhe filluan që të maltretojnë kalimtarët shqipëtarë si dhe pronarët e dyqaneve përreth stadiumit. Me derë të mbyllur ishim të detyrueshëm që të kërcejmë ne fushë e më pas nga dera për hyrjen e automobilave të ndihmës së parë të dalim jashtë stadiumit. Me daljen tonë kundërshtarët menjëherë tërhiqen në drejtim të lagjes së tyre, në drejtim të kazermës ushtarake. Vrapojmë pas tyre diku rreth 400-500 metra dhe ndalemi. Kishte mbreshëri gurrësh dhe gjësende tjera në të dyja drejtimet. Në sulmin tonë të fundit ata përfundimisht tërhiqen në të gjitha anët. Ata që ishin pak më “trima” dhe më të ngadalshëm në ikjen e tyre e fituan denimin e merrituar. Patjetër të përmendim se gjatë tërë duelit dhe përleshjeve tona kundërshtarët ishin disa herë në numër më shumë se ne, si dhe brutalitetin e madh që policia e Tetovës ushtroi ndaj nesh në mbrojtje të kundërshtarëve.

Sidoqoftë, kthehemi nga Tetova edhe me një fitore të madhe në tribuna edhe pse lojtarët tanë nxjerën “vetëm” një barazim të madh pa gola.

FOTO

VIDEO

Shvercerat Shkup

 
< Mbas   Vazhdoni >