|
25/04/2009; Shkupi - Kozhuf 2:0, "Te pandalshem"... |
|
|
|
|
Sunday, 26 April 2009 |
|
Pas ndeshjes me përplot incidente në Tetovë, Shvercerat rikthehen në tribuna ne Çair. Numri i tifozëve kësaj radhe ishte pak a shumë i zakonshëm për ndeshjet vendase të gjysmësezonës pranverore. Fillimi i ndeshjes shoqërohet me një pjesë të koreografisë së pregaditur për në Tetovë dhe me parrullë UNSTOPPABLE që në përkthim do të thotë: TË PANDALSHËM, duke aluduar në atë që para disa ditëve krahas ndalesës nga policia arritëm që të paraqitemi në Tetovë, edhe atë me sukses jashtzakonisht të madh. Sëbashku me koreografinë ndizen edhe disa tymuese. Atmosfera në pjesën e parë tejet e lartë me këndim të pandërprerë gjatë tërë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë pak bjen niveli i animit. Shfaqet një mesazh tjetër R.I.P. 1988 - 2006, mesazh i cili u bë që të paraqitet në Tetovë për kundërshtarët tanë por mbeti pa u shfaq. Mesazhi aludon në vitin e formimit të kundërshtarëve nga java e kaluar si dhe viti kur ju zaptuam transparentat kryesor të tyre. Poashtu në këtë ndeshje u bë promovimi i transparentit të ri UNITED WE STAND që duheshte të bëhet në Tetovë. Vlen të përmendet prezenca e madhe e njësitit policor të KRIM TEKNIKËS që me disa kamera xhironte tifozët gjatë tërë ndeshjes. Ndeshjen e radhës e kemi kundër Dritës në Bogovinë, të martën më 28/04/2009.
FOTO
VIDEO
Shvercerat Shkup |