30/05/2009, Shkupi - Vardar (N) 0:0, Back where we belong!!! PDF Shtypni E-post
Thursday, 11 June 2009

Ndeshja e fundit kampionale ishte festë e vërtetë për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe më gjërë. Klubi shqiptar nga kryeqyteti festoi rikthimin në elitën e futbollit, aty ku edhe përket, si kampion i trefishtë dhe tre herë fitues i kupës. Festa filloi qysh në orët e mëngjezit në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e vjetër. Nje numër i konsiderueshëm i tifozëve ishin mbledhur për marshin festues nëpër rrugët e qytetit. Me një kortezh madhështor bëhet nisja drejt Cairit, stadiumin e KF Shkupit. Gjatë rrugës nuk mungoi atmosfera, këndimi dhe piroteknika. Rrugës deri në stadium pothuajse në çdo ballkon dilnin njerëz dhe përshëndetnin tifozët. Atmosfera rikujtonte sikur të jetë ndonjë finale e kupës. Enkas për këtë ndeshje u pregadit njw transparent (Shkupi, për kortezh), si dhe u pregaditën maica të reja me llogon e modifikuar ‘KF SHKUPI’ në sfond të bakllavave blu, bardhë dhe zi me mbishrimin ‘We turn 20 and still going strong, we return where we belong’.

Pas kortezhit prej disa kilometrave vendosemi në stadium dhe pjesa e tribunes ku është e paraparë për Shvercerat ishte e mbushur deri në fund. Ndeshja filloi me hedhjen e rrollnave nga tribuna dhe letrave nga kulmi i tribunës, një pamje jashtëzakonisht e bukur u krijua në tribunën e vetme në Çair. Gjatë pjesës së parë këndimi ishte solid, ndërsa euforia ishte tejet e lartë. Vëreheshin edhe tifozë që gjatë kohë nuk kanë qenë në ndeshje.

Pjesa e dytë filloi me koreografi me letra në ngjyrë blu dhe bardhë sëbashku me mesazhin përcjellës: “LAMTUMIRË LIGA E DYTË”. Edhe pse realizimi jo aq i lehtë për shkak të mungesës së ulëseve në tribunë, koreografija doli tejet e suksesshme. Gjatë gjith pjesës së dytë, animi ishte i shkelqyer dhe i pandalshëm, atmosfera festive mbizotëronte gjatë gjithë kohës. Diku rreth minutës së 60 u ndezën edhe një numër i madh i flakadanëve, si kulminacion i festës.

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit ishte shenjë se festa mund të vazhdon tani edhe me lojtarët. Sëbashku me ata vazhdoi këndimi në stadium gjatë kohë pas ndeshjes. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për këtë sezonë, me shpresë që do të jetë e fundit ne Ligën e Dytë. Çdo lavdatë për lojtarët e ri të K.F. Shkupit të cilët në mënyrë dinjitoze mbrojtën ngjyrat e një prej klubeve më të suksesshme në vend.

Për Shvercerat ky ishte fundi i një sezoni shumë të gjatë me shum suksese, beteja të fituara, trofe të fituara dhe si “shllag mbi tortë” është ririkthimi në elitën e futbollit. Shpresojmë sezonën e ardhshme të bëjmë luftë të ngjajshme, mirëpo për dalje në Evropë dhe kapjen e ndonjë prej titujve.

FOTO

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3

SHVERCERAT SHKUP

 
< Mbas   Vazhdoni >